Telegrafi

Padi penale kundër një polici dhe një shkupjani për mashtrim të një shtetasi turk

Njësia për kundërvajtje pronësore deri te Prokurorai Publike Themelore në Shkup denoncoi M.I (44) nga Shkupi për shkak të bazës së dyshimit se në cilësi të nënpunësit policorë në Stacionin Policorë në Bit Pazar, së bashku me N.A (25) nga Shkupi, kanë kryer vepër penale “mashtrim”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

I dyshuari i parë ka kryer vepër penale “keqpërdorim të pozitës zyrtare” me qëllim që në mënyrë të paligjshme të fitojë përfitim material prej 5 mijë eurove.

Sipas njoftimit të MPB-së, M.I ka hyrë në kontakt me N.A, i cili është në arrati dhe së bashku e kanë mashtruar T.B (25) nga Turqia, të cilit me paraqitje të fakteve të rrejshme i dyshuari i parë i ka marrë 500 euro./Telegrafi/