Telegrafi

Padi penale kundër Mitko Jançev dhe tre të tjerë për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Zyra e jashtme për punë kriminalistike Kavadar ngriti padi penale kundër G.Ç (37) nga Kavadari për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “falsifikim të dokumentit”, më pastaj kundër M.J (37) nga Kavadari për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale “falsifikim të dokumenteve” dhe “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizim:, si dhe kundër K.G (63), noter nga Kavadari dhe M.M (63) nga Kavadari, i punësuar në MPB në Kavadar, për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “punë e papërgjegjshme gjatë shërbimit”.

Sipas policisë, në periudhën nga 16.01.2015 deri 01.09.2016, i akuzuari i parë, i punësuar në “Kozhuvçanka” DOO-Kavadar, ka përgatitur marrëveshje të rreme për pastrimin e borës dhe hedhjes së kripës “UNIMOG U1400”, i cili i njëjti shfaqet si blerës, pas cilës marrëveshjen e këtillë e ka shfrytëzuar gjatë veprimit për identifikimin e automjetit, në Byronë për metrologji pranë Ministrisë së Ekonomisë – Shkup, me qëllim ta shfrytëzojë përfitimin sipas nenit 24 nga Ligji për automjete, përcjell Telegrafi Maqedoni.

I akuzuari i dytë, si drejtues i “Kozhuvçanga” DOO dhe “JA-MI” DOOEL – Kavadar, krahas asaj që ka e ka ditur se automjeti ka qenë në pronësi të “Kuzhvçankës”, me të akuzuarin e parë, ka arritur marrëveshje për shitblerjen e automjetit, ku i akuzuari i parë ka qenë blerës, ndërsa automjetin ka blerë nga personi juridik “JA-MI” DOOEL.

I akuzuari i tretë, si noter, edhe pse nuk pa pasur marrëveshje origjinale për shitblerjen e automjetit, ka vulosur shitblerjen mes të akuzuarit të parë dhe personit fizik ‘JA-MI” DOOEL, si blerës, ndërkaq i akuzuari i katërt, si i punësuar në MPB, ka dhënë pajtim për “JA-MI” DOOEL për regjistrimin e automjetit, pa kryer deklarimin doganor të automjetit, ku importues dhe pronar ka qenë firma “Kuzhuvçanka” DOO.

Ndërkaq nënkryetari i OBVRM-PDUKM-së dhe kryetari i Komunës së Kavadarit Mitko Jançev tha se se automjete për pastrimin e borës është në pronësi të kompanisë “Kozhuvçanka” ka shtatë, dhe të njëjtat shfrytëzohen për pastrimin e rrugës deri te fabrika gjatë dimrit./Telegrafi/