Site icon Telegrafi

Padi penale kundër Mile Janakieskit për shitje joligjore të banesave

Sektori për Punë të Brendshme Prilep ka ngritur padi penale kundër ish-ministrit, Mile Janakieski dhe tre personave tjerë për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Sipas padisë së dorëzuar deri në Prokurorinë Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shkup, Janakieski në periudhën 2007-2010 pa vendim të qeverisë, e cila ka qenë pronare e banesave në të ashtu quajturën ndërtesa e pensionistëve në Prilep, ka nënshkruar marrëveshje për shit-blerjen e dy banesave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Personi i dytë i paditur ka qenë noter, i treti i dyshuar ish-avokat shtetëror, Stevan Trajkoski, ndërsa e katërta është avokatja aktuale shtetërore, Valentina Jordanoska, e cila ka pasur detyrë të shqyrtojë ligjshmërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve, por nuk ka marrë masa për mbrojtjen e pronës shtetërore.

Në këtë mënyrë ajo ka mundësuar të blehen banesat me çmime preferenciale dhe ka dëmtuar buxhetin shtetëror për 42 mijë euro./Telegrafi/

Exit mobile version