Telegrafi

Padi penale kundër kryetares së komisionit për Anti-korrupsion dhe për anëtaren Dojçinovska

Gjyqtari Vladimir Pançevski në rrjetin social “Facebook” shkroi se ka ngritur padi penale kundër dy anëtarëve të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, përkatësish për kryetaren Biljana Ivanovska dhe anëtaren Sofka Pejovska-Dojçinovska.

Paditë penale, siç sqaron gjyqtari, janë për shkak se në konferencë për shtyp kanë thënë se do të ngrisin lëndë për të, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Në vet fillimin e punës, për shkak të marrëdhënieve joetike dhe joprofesionale, duke shkelur ligjin nga ku ushtrojnë të drejtat diskrete, ata mirën padi penale. Ju bëftë mirë konferenca përr shtyp, të thirrni më shumë konferenca shtypi”, shkruan Pançevski.

Njoftimi gjithashtu përfshin fotografi nga kallëzimet penale./Telegrafi/