Telegrafi

Padi penale kundër drejtorit të Institutit për Shëndet Publik në Maqedoni

Drejtori i Institutit për Shëndeti Publik, Shaban Memeti, por edhe shefi i sektorit për logjistikë dhe çështje ligjore financiare dhe rekrutim, kanë pranuar padi penale nga Drejtoria e Policisë Financiare,

Policia Financiare ato i akuzon se nuk kanë marrë aktivitet për të shlyer borxhet, me çka kanë dëmtuar buxhetin e Institutit për Shëndet Publik pothuajse për 40.71 milion denarë, ose pak më pak se 662.000 euro.

Memeti dhe udhëheqësi V.S. si dhe Z.B gjatë periudhës nga 2010 deri më 2017 nuk kanë marrë aktivitete për përmbledhjen e pagesave të Instituti për Shëndet Publik drejt kompanive dhe qytetarëve, me çka kanë dëmtuar buxhetin e këtij institucioni./Telegrafi/