Policia e Shkupit ka ngritur padi penale kundër A.B.(21) nga Shkupi për shkak të dyshimit për kryerjen e dy veprave penale “vjedhje e rëndë” ku ka krijuar përfitim material joligor në vlerë prej 364.500 denarë dhe dëm të përgjithshëm material prej 3.500 denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç informojnë nga MPB, personi i denoncuar më 23 dhe 24 prill dhe 9 dhjetor të vitit 2017 ka kryer vjedhje të rënda në shitore në rrugën “Bojmija” dhe bulevardin “Jane Sandanski” dhe në QT “Biser” në vendbanimin Aerodrom.
Pas këtyre vjedhjeve A.B. është arrestuar në Stacionin policor Aerodrom. Te ai janë gjetur edhe një pjesë e sendeve të vjedhura, të cilat janë kthyer te pronarët e dëmtuar./Telegrafi/