Padi penale për kryerje të veprave penale kundër trashëgimisë kulturore dhe sendeve të rralla natyrore është ngritur dje kundër 14 personave, nga ku 13 janë arrestuar, ndërsa tjetri është ende në arrati.
“Padi penale në suaza të aksionit të Repartit për shuarjen kriminalitetit të organizuar dhe serioz në koordinim me Prokurorinë Publike për hetimin e krimit të organizuar dhe korrupsion”, deklaroi në konferencë për shtyp zëdhënësi i MPB-së Toni Angellovski i cili shtoi se aksioni është realizuar me qëllim të shuarjes së grupit kriminal e përbërë nga persona nga Shkupi, Velesei, Strumica, Radovishi, Tetova, Struga dhe Manastiri, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Hetimi ka zgjatur një vit, ndërsa dje është bërë në 16 lokacione. Nga personat e arrestuar përkohësisht janë marrë një numër i madh i artefakteve: moneta, gurrë të çmuar dhe gjysmë të çmuar, zbukurim i vjetër, skulptura, mjete bronzi, harta, zbulues metali, skica, defterë, telefona mobil, plumba dhe të tjera.
Dëmi ende nuk mund të thuhet për shkak se bëhet fjalë për mjetet me vlerë të paçmueshme.
Padia penale është ngritur kundër R.P (46) nga Velesi, A.b (70) nga Strumica, I.D (51) nga Struga, Zh.R (65) nga Shkupi, V.M (60) nga Radovishi, J.M (72) nga Strumica, Z.J /(66) nga Manastri, A.B (74) nga Strumica, O.R (57) nga Shkupi, T.J (47) nga Velesei dhe personi B.D (45) poashtu nga Velesei.
Padia penale është ngritur për shkak të dyshimit të bazuar për vepra të kryera penale “shoqatë kriminale”, “përvetësim i trashëgimisë kulturore të mbrojtur ose sende të rralla natyrore”, “eksportimin jashtë shtetit i trashëgimisë kulturore të mbrojtur”, dhe “Mbulim”./Telegrafi/