Telegrafi

Padi penale për ish Kryetarin e Komunës së Dollnenit për keqpërdorim në procedurë për tender

Policia ngriti padi penale kundër ish Kryetarit të Komunës së Dollnenit dhe personit juridik “Pella Trans” nga fshati Maxhurishte për shkak të dyshimeve për keqpërdorim në procedurë për tender.

“Më 10.12.2014 personi M.S në cilësinë e Kryetarit të Komunës së Dollnenit ka sjellë vendim për furnizimin e ndërtimit, mirëmbajtjes, rikonstruktimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve lokale, rrugëve dhe urave në Komunën e Dollnenit, në vlerë prej 15.776.000 denarë. Pas shpalljes së furnizimit publik, personi publik i paraqitur i themeluar nga i akuzuari, në bazë të parashtresës, ka bashkangjitur dokumentacionin e tenderit, ka dorëzuar një certifikatë me përmbajtje të pavërtetë për tatimet dhe kontributet e paguara, duke keqpërdorur kështu procedurën”, kumtojnë nga MPB./Telegrafi/