Telegrafi

Padi ndaj Kostadin Liçkov, ka tejkaluar kompetencat e kryetarit të komunës

Stacioni policor në Koçan parashtroi kallëzim penal kundër ish-kryetarit të komunës së Çeshinovës-Obleshevës, Kostadin Liçkov, (39) për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit”.

Liçkov në vitin 2014 pa zbatuar furnizim publik ka zgjedhur subjekt juridik nga Shkupi që të kryejë inçizim ajror me dron gjatë aktiviteteve treditore për shënim të festës së komunës “Shën Mëria e Vogël”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me këtë, sipas MPB-së, i ka kaluar kufijtë e autorizimeve të tij dhe ka vepruar në kundërshtim të Ligjit për furnizime publike.

Më 10 dhjetor të vitit 2014, i denoncuari i personit juridik ia ka paguar faturë, me ç’rast e ka dëmtuar buxhetin e komunës për 87.084 denarë./Telegrafi/