Site icon Telegrafi

Padi kundër tatimit për profesionet e lira në Shqipëri, opozita shkon në Gjykatën Kushtetuese

Opozita ka depozituar një padi në Gjykatën Kushtetuese ligjin për tatimin mbi profesionet e lira.

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku u shpreh se Gjykatat Kushtetuese duhet të ngrihet në nivelin që i takon, dhe të mos caktoj precedentë që janë të rrezikshme për besueshmërinë e saj.

Ajo theksoi qe shpresojnë që Kushtetuesja “të jap një vendim në të mirë publike, që në këtë rast shkon me shtresën e mesme”.

Shpresoj shumë që Gjykatat Kushtetuese të ngrihet në nivelin që i takon, dhe të mos caktoj precedentë që janë të rrezikshme për besueshmërinë e saj, e të jap një vendim në të mirë publike, që në këtë rast shkon me shtresën e mesme.

I bëj thirrje kujtdo që do t’i bashkohet kësaj padie si palë, të jap mendimin e vet, nga institucioni i avokatit të popullit, e institucionet e tjera, që duan t’i bashkohen kësaj nisme të grupit parlamentar të PD. Ne besojmë tek forca që kanë institucionet dhe tek ligji, shpresojmë që Gjykata Kushtetuese të mos zhgënjejë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version