Telegrafi

Padi kundër shkupjanit, shet marihuanë në rrugë

Njësia për tregëti të paligjshme të drogës pranë SPB Shkup, ka ngritur padi penale tek prokuroria publike themelore në Shkup, kundër shkupjanit M.S (39), për shkak të tregëtisë me drogë në rrugët e Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç njoftoi sot MPB-ja, gjykatësi i të paditurit ka shqiptuar dinimin prej 30 ditëve paraburgim për “tregëti të paligjshme dhe konsumim të lëndëve narkotike”.

I padituri, i cili tashmë 5 herë është raportuar për tregëti të paligjshme me mariuanë, në fillim të muajit tetor të këtij viti është kapur në shtëpinë e tij me mariuanë të paketuar dhe të përgaditur për tregëti në rrugët e Shkupit./Telegrafi/