Familjet e viktimave të aeroplanit “Malaysia Airlines” të rrezuar mbi Ukrainën Lindore në vitin 2014, do ta çojnë Rusinë dhe presidentin e saj Vladimir Putin, në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
Aeroplani i fluturimit MH17 ra për shkak të një rakete të prodhimit rus duke vrarë të 298 personat në bord.
Perëndimi dhe Ukraina thonë se përgjegjës për fatkeqësinë ishin rebelët e mbështetur nga Moska, ndërsa kjo e fundit akuzon nga ana e saj forcat ukrainase.
Pretendimi i familjarëve mbështetet në shkeljen e të drejtës së pasagjerëve për jetën. Ata kërkojnë si dëmshpërblim 7.2 milionë dollarë për çdo viktimë dhe në aktpadi bëhen përgjegjës për ngjarjen shteti rus dhe presidenti i tij.