Site icon Telegrafi

Padi kundër Oliver Spasovskit, nuk veproi sipas Gjykatës Administrative!

Oliver Spasovski, Ministri i Punëve të Brendshme, i shqiptohet padi penale, për shkak të dyshimit për kryerje të veprës penale për moszbatim të vendimit gjyqësor, transmeton Telegrafi.

Spasovski dënohet sipas Kodit Penal ose nenit 377. Padia penale është paraqitur nga zëvendësministri shtesë i Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov.

Padia është e paraqitur në lidhje me ndryshimet kadrovike, gjegjësisht emërimet dhe shkarkimet që ka bërë Spasovski në MPB.

Padia është paraqitur sepse Spasovski nuk ka vepruar sipas vendimeve të Gjykatës Administrative. Mësohet se Spasovski ka shkarkuar disa funksionar në këtë ministri. /Telegrafi/

Exit mobile version