Site icon Telegrafi

Padi kundër dy shkupjanëve për vjedhje të rënda

Sektori për Punë të Brendshme në Shkup ka ngritur padi penale kundër A.A (37) dhe B.P (28) të dytë nga Shkupi, për shkak të dyshimeve të tetë veprave “vjedhje të rënda”. Në këtë vjedhje ata kanë fituar pasuri joligjore prej 241,616 denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç njoftuan nga MPB-ja, prokurori kompetent i akuzës paraprake ka marrë përsipër që lëndët t’i dorëzojë në organet kompetente.

Personat A.A dhe B.P janë regjistruar si kryerës të veprave vjedhjeve nga fusha të ndryshme. Ata edhe më herët kanë pasur padi nga SPB në Veles dhe në Shkup./Telegrafi/

Exit mobile version