Telegrafi

Padi e re penale kundër ish-kryetarit të Vasilevës

Sekretari për punë të brendshme Strumicë deri tek Prokuroria Publike në Strumicë, ka ngritur edhe një padi penale kundër V.S. (51) nga fshati Edernkovo dhe kundër G.C. (55) nga fshati Dobroshinci, për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kompetencave”, ndërsa i padituri i dytë për “Inkurajim” dhe “dhënien e dëshmive të rreme”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç informojnë në konferencën e sotme për shtyp, Toni Bozhikov, inspektor në SPB Strumicë, i dyshuari i parë duke keqpërdorur detyrën zyrtare dhe kompetencat, në kundërshtim me ligjin me ndërtimin e objektit pa leje, i ka mundësuar i ka mundësuar të lajmëruarit të dytë që të fitoj një përfitime të paligjshme të pronës.

Ai tha se i lajmëruari i dytë, i cili është i punësuar në komunën e Vasilevës, në vitin 2015 ka shtruar kërkesë për konfirmimin e statusit të objektit pa leje, ku ka dhënë dokumente të rrejshme. /Telegrafi/