Telegrafi

Padfone – ende në plan

Rikujtojmë, diagonalja e ekranit në smartphone është 4.3 inç, ndërsa tableti dock është 10.1-inçësh. Sipas informatave të fundit, pajisja do të shitet me Android 4.0 Ice Cream Sandwich. Por, edhe pse pajisja është paralajmëruar qysh gjatë muajit maj, duket se nuk do ta shohim aq shpejtë në shitje. Padfone është ende në zhvillim, ndërsa fillimi i shitjes pritet të filloj gjatë çerekut të parë të vitit të ardhshëm.

Duke pasur parasysh kohën e paraqitjes, më shumë informata rreth pajisjes pritet të zbulohen në panairin CES gjatë muajit janar. /Telegrafi/