Site icon Telegrafi

Paderborn 1-5 Werder Bremen, nota e Rashicës dhe të tjerëve  

Davy Klaassen dhe Milot Rashica (Foto: Friedemann Vogel/Pool via Getty Images/Guliver)

Werder Bremen ka marrë një fitore të madhe 1-5 në udhëtim te Paderborni në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Bundesliga.

Ekipi i Milot Rashicës ka fituar tri pikë shumë të vlefshme në luftën për mbijetesë në kampionatin elitar gjerman, duke mposhtur pa shumë vështirësi Paderbornin.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Abdelhamid Sabiri (66’) për vendasit, ndërsa Davy Klaassen (20’, 39’), Yuya Osako (34’), Maximilian Eggestein (60’) dhe Niclas Fullkrug (90+).

Lexo po ashtu Milot Rashica humbet penalltinë, por Werder Bremen merr një fitore të madhe në udhëtim te Paderborni

Lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshje ishte pikërisht mesfushori holandez, Klaassen, i cili pas dy golave të shënuara u notua me 8.6.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mesfushorin shqiptar të Paderbornit, Klaus Gjasula, i cili u vlerësua me notë 5.6.

Deri në minutën e 59-të në këtë ndeshje luajti edhe ylli i Kosovës, Rashica, që u notua me notë të lartë 6.9, edhe përkundër se humbi një penallti në minutën e 18-të.

Paderborn:

Werder Bremen:

/Telegrafi/

Exit mobile version