Paddy Pimblett mori një fitore të diskutueshme ndaj Jared Gordon në UFC 282, duke triumfuar me vendim unanim të gjyqtarëve
Luftëtari anglez dhe ai amerikan patën një luftë të madhe mes vete për tre raunde, por gjyqtarët i dhanë fitoren Pimblettit në meçin e zhvilluar në T-Mobile Arena në Las Vegas.
Të tre raundet ishin shumë të luftuar dhe me dy luftëtarët që patën momentet e veta me goditje të forta me grushte dhe shqelma duke tentuar fitoren.
Megjithatë, në fund gjyqtarët vendosen për fitoren e luftëtarit nga Liverpooli, me vendim unanim në meçin e peshave të lehta.
29-28
29-28
29-28Paddy Pimblett does enough to score a unanimous decision victory at #UFC282 👏 pic.twitter.com/XPhGCtSXi6
— UFC on TNT Sports (@ufcontnt) December 11, 2022
Të tre gjyqtarët vendosen për rezultate të njëjta 29-28 në favor të Pimblett dhe kjo ka krijuar debat, pasi shumë mendojnë se fitorja duhej t’i takonte Gordonit.
Pimblett me këtë fitore vazhdon si i pamposhtur në oktogonin e UFC me katër fitore, ndërsa rekordi i përgjithshëm i tij tij në MMA është 20 fitore dhe 3 humbje. /Telegrafi/
https://twitter.com/4jamesowens/status/1601809224966733824