Paddy ‘The Baddy’ Pimblett vazhdoi ecurinë e tij pa humbje në UFC me një fitore në raundin e dytë ndaj Jordan Leavitt në UFC London.
Anglezi Pimblett ka treguar edhe një herë forcën e tij dhe se është një luftëtar i papërmbajtshëm në peshat e lehta në UFC.
Ai arriti ta mposht kundërshtarin e tij, Leavitt, i cili u detyrua ta dorëzoj ndeshjen.
#UFCLondon Official Result: Paddy Pimblett defeats Jordan Leavitt by Submission due to a Rear Naked Choke at 2:46 in Round 2.
Live Fight Results ➡️: https://t.co/7uWg2VFlAz
— UFC News (@UFCNews) July 23, 2022
E gjithë kjo erdhi pasi Pimblett arriti ta kap mirë për fyti dhe t’ia mbërthej këmbët në raundin e dytë dhe pasi ishte gati ta ‘vendosi në gjumë’, Leavitt u dorëzua.
https://twitter.com/nikolasdiallo/status/1550949411571777537
Leavitt pati disa suksese në raundin e parë, duke rrëzuar Pimblett dy herë dhe duke u përpjekur të kontrollonte luftën në dysheme.
Por, luftëtari britanik ishte ende në gjendje të shtonte një seri goditjesh të rëndësishme në momentet e mbylljes së raundit.
Ai më pas mposhti Leavitt në fillim të raundit të dytë, duke siguruar një pozicion dominues pranë kafazit përpara se ta ‘mbyste’ me një kapje të fortë.
PADDY THE BADDY!!!
Pimblett was +150 to win via submission 💰
— BetMGM 🦁 (@BetMGM) July 23, 2022
Pas kësaj fitore, anglezi nga Liverpooli shkon në pesë ndeshje pa humbje, ndërsa rekordi i tij momentalisht është 19-3, ku gjashtë janë me nokaut dhe nëntë me ndërprerje.
Në një fjalim emocional para tifozëve pas meçit, Pimblett ia kushtoi fitoren e tij Lee-Joshua Hodgson, i cili vdiq tragjikisht muajin e kaluar në moshën katër vjeçare, pasi luftoi me kancerin.
Ai ia kushtoi fitoren edhe një miku që kishte kryer vetëvrasje disa ditë para ngjarjes. /Telegrafi/
“I’d rather me mate cry on me shoulder than go to his funeral next week.”
Paddy Pimblett delivers a POWERFUL message after his submission win at UFC London 🔥pic.twitter.com/1xcRO8lFjJ
— ClutchPoints (@ClutchPoints) July 23, 2022