Boksieri filipinas Manny Pacquiao, që muaj më parë kishte konfirmuar pensionimin, është rikthyer edhe njëherë në ring për ta fituar titullin WBO.
Ai e mposhti kampionin Jessie Vargas me vendim unanim të gjyqtarëve në meçin e zhvilluar në Las Vegas, raporton BBC.
Ish-kampioni i divizionit të tetë, Pacquiao në muajin prill kishte konfirmuar pensionimin pasi kishte fituar kundër Timothy Bradleyt, transmeton Koha.net.
Në meçin e mbrëmshëm ai fitoi pasi gjyqtarët vendosën në favor të tij me 114-113, 118-109 dhe 118-109 pikë.
Kurse prezent ishte edhe rivali i tij Floyd Mayweather, i cili ishte ftuar pikërisht nga boksieri filipinas.