Telegrafi

Pacquiao rikthehet në ring me fitore, arrin nokautin e parë pas nëntë vitesh

KUALA LUMPUR, MALAYSIA - JULY 15: Manny Pacquiao of the Phillipines and Lucas Matthysse of Argintine in action on July 15, 2018 in Kuala Lumpur, Malaysia. (Photo by How Foo Yeen/Getty Images)

Manny Pacquiao ka arritur të realizojë një shfaqje dominuese ndaj Lucas Matthysse duke e nokautuar në raundin e shtatë për të rërmbyer titullin e WBA nga argjentinasi.

Pacquiao e rrëzoi në ring Matthyssen në raundin e tretë dhe të pestë para se gjyqtari të ndërprente takimin pak momente pasi u rrëzua një herë të tretë në raundin e shtatë.

Fitorja e 39 vjeçarit është e 60-ta në karrierën e tij, ku përfshihen shtatë humbje e dy barazime.

“Jam i befasuar që e kam rrëzuar aq herët”.

“Kishte kohë që prej se e kam bërë këtë. Isha në formë të lartë”, u shpreh Pacquiao pas duelit.

Kundërshtari nuk ishte aq dobët pasi në karrierën e tij kishte 36 nokaute nga 44 duele të tij.

 

/Telegrafi/