Manny Pacquiao ka bërë të ditur se po rikthehet në ring, pas pensionimit që kishte paralajmëruar muaj më parë, për të boksuar me amerikanin Keith Thurman në këtë verë.
40-vjeçari do të udhëtojë në Las Vegas për t’u përballur me boksierin që është 10 vite më i ri se sa ai, për titullin e peshave të lehta (WBA) më 20 qershor.
Pacquiao nuk ka boksuar që nga janari i këtij viti, atëherë kur shënoi një fitore të madhe ndaj Adrien Broner, duke rikthyer kështu titullin e WBA, por që tani do ta mbrojë për të dytën herë.
Filipinezi kishte zhvilluar një meç testues ndaj Floyd Mayweather (pas meçit zyrtar që e kishin në vitin 2015) dhe ai është i gatshëm që të futet në ring për ta mbrojtur titullin e peshave të lehta.
Ky do të jetë meçi i 71-të në karrierë për Pacquiaon, gjersa përballë do ta ketë 30-vjeçarin që është në një formë të lartë, ndërsa ka lënë një mbishkrim në rrjetet e tij sociale: “Vera sapo u bë edhe më e nxehtë”. /Telegrafi/