Telegrafi

Pacquiao për Thurman: Mezi pres të përballem ndaj një boksieri të pamposhtur

Manny Pacquiao ka zbuluar se ai do të përballet me Keith Thurman për t’u treguar të gjithëve se nuk është mbi re apo që nuk i nënvlerëson kundërshtarët.

Legjenda 40-vjeçare e ringut do të luftojë me amerikanin e pamposhtur në Las Vegas më 20 qershor, e që do të jetë përballja e tij e 71-të deri më tani në karrierën e tij.

Boksieri filipinas insiston se ai nuk ka qenë shumë i gatshëm për ta pranuar sfidën, por që ai dëshiron të tregojë se nuk e nënvlerëson e as nuk e përulë askënd.

Keith Thurman (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

“Do të mundohem që do të jem plotësisht i gatshëm për këtë meç. Mezi pres që të përballen me një kundërshtar të pamposhtur. Ai është një boksier që nuk mund ta nënvlerësosh. Rekordi i tij më jep më shumë motiv që të punojë”, ka thënë Pacquiao.

“Kam qenë i kujdesshëm dhe i gatshëm në disa përballje, por këtë herë është më ndryshe. Keith Thurman është një boksier i mirë dhe ne do të sigurohemi që tifozët të jenë të lumtur më 20 qershor”, ka shtuar më tej boksieri filipinez. /Telegrafi/