Telegrafi

Pacquiao: Mund të ketë rimeç, por me gjyqtarë kompetent

Boksieri filipinas Manny Pacquiao i ka dhënë vetes një mundësi tjetër për t’u rikthyer në ring dhe për të rimarrë titullin kampion bote të peshës “welter”.

AI humbi pak ditë nga Jeff Horn me vendim të gjyqtarëve.

Ende vazhdojnë fjalët se vendimi i gjyqtarëve, edhe pse unanim, nuk ka qenë i drejtë dhe se fitorja duhej të ishte në anën e filipinasit.

Pamje nga meçi

Kontrata mes dy boksierëve parashikon edhe revanshin, opsion të cilin Pacquiao mund ta shfrytëzojë, por ka kërkuar që këtë herë gjyqtarët të jenë profesionistë dhe të saktë në vendimet e tyre.

Filipinasi humbi me vendim të gjyqtarëve

“Unë dua që të marr një vendim të matur. Jam gati për të zhvilluar revanshin, por nga ana tjetër dua që kjo gjë të bëhet me gjyqtarë kompetentë. Dua një barazi për të dy boksierët në ring dhe jo të trajtohen me hatër”.

Festa e Horn

“Nëse humbas do ta pranoj atë, nëse fitoj do ta pranoj vendimin. Kjo është e vetmja gjë që kërkoj, ndershmëri në gjykim”, ka thënë sot Manny Pacquiao.

Filipinasi mund të mendojnë edhe tërheqjen nga sporti pas kësaj humbje.