Site icon Telegrafi

Pacquiao dhe Mayweather takohen në Los Angeles, ndërkohë që vazhdojnë spekulimet për rimeçin e tyre

Manny Pacquiao dhe Floyd Mayweather (Foto: Getty Images/Guliver/Twitter)

Floyd Mayweather e shikoi nga afër triumfin e Manny Pacquiaos kundër Adrien Broner në fundjavën që lamë pas, ndërsa dy rivalët janë takuar sërish të hënën mbrëma, ndërkohë që spekulimet për një rimeç po qarkullojnë në media.

Filipinasi 40-vjeçar tejkaloi moshën e tij duke mposhtur amerikanin 29-vjeçar në MGM Grand në Las Vegas dhe menjëherë pas triumfit ‘Pac Man’ e ritheksoi dëshirën e tij për një rimeç me ‘Money’, i cili e kishte mposhtur në vitin 2015.

Manny Pacquiao dhe Floyd Mayweather u përshëndetën me njëri-tjetrin (Foto: Twitter/Manny Pacquiao)

Mirëpo, Mayweather qëndroi i qetë dhe nuk i komentoi fjalët e rivalit të tij për t’u përballur përsëri, ndërkohë që vazhdon ta shijojë pensionimin.

Lexo po ashtu Lajmet për BOKS

Derisa rivaliteti në sport është shumë i madh, të hënën mbrëma, ata kanë treguar se kanë respekt për njëri-tjetrin, kur u takuan në ndeshjen e basketbollit ndërmjet LA Lakers dhe Golden State Warriors.

https://twitter.com/mannypacquiao/status/1087615827048681472

Në një video të publikuar në profilin e Pacquiaos në Twitter, shfaqet filipinasi duke shkuar prapa Floydit, i cili qëndronte ulur në Staples Center.

Manny i është afruar për ta përshëndetur, ndërsa Mayweather është kthyer dhe me disponim të mirë ia ka zgjatur dorën rivalit të tij.

Floyd Mayweather dhe Manny Pacquiao gjatë meçit të vitit 2015 në MGM Grand Garden Arena në Las Vegas, Nevada. (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Veterani 41 vjeçar, i cili i ka fituar të gjithë 50 meçet e tij, u pensionua nga boksi profesionist në vitin 2015 pas fitores ndaj Andre Berto. Ai u kthye për të regjistruar fitore ndaj yllit të UFC-së, Conor McGregor dhe së fundmi ndaj kikboksierit japonez, Tenshin Nasukawa.

Pacquiao, nga ana tjetër, fitoi në duelin e tij të 70-të në karrierë (61-7-2) dhe ka vazhduar të kërkojë një rimeç me Mayweatherin, të cilin do ta dëshironin edhe tifozët e boksit. /Telegrafi/

Exit mobile version