Telegrafi

Pacollit i dëmtohet plani i fabrikës së kërpudhave në Drenas

Aleanca Kosova e Re (AKR), ka njoftuar se persona të pa identifikuar, kanë dëmtuar projekt-plani i fabrikës së kërpudhave në Drenas, ndërtimin e së cilës e kishte filluar Behgjet Pacolli të enjten.

“Duke dashur ta ruajmë klimën e qetë dhe demokratike të garës për kreun e Drenasit dhe duke pritur rezultatet e hetimit policor, nuk duam qe paraprakisht rasti te paragjykohet dhe te cilësohet i motivuar politikisht”, thotë AKR-ja.

Sipas tyre, askush nuk mund të ndalë zhvillimin e Drenasit dhe Drenicës. “Pengun 100 vjeçar të varfërisë dhe mos zhvillimit të zonës nuk mund ta mbajë më askush”.

Drenica si çdo pjesë e Kosovës meriton zhvillim, ekonomi e punësim. “AKR do ta bëjë këtë dhe ju garantojmë se nuk do të ndalemi. Këtë u garantojmë. Vetëm Zoti mund ta ndalojë ndërtimin e fabrikave në Drenas”. /Telegrafi/