Telegrafi

Pacolli zyrtarisht shef i diplomacisë kosovare

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Jashtme, Emanuel Demaj, i ka dorëzuar detyrën e ministrit Behgjet Pacollit.

Ceremonia e pranim-dorëzimit është bërë në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Me këtë rast Demaj ka uruar Pacollin për detyrën e re, duke i dëshiruar suksese në udhëheqjen e këtij dikasteri.