Lderin e AKR-së, Behgjet Pacollin, e ka penguar diçka në vizitën e princit Charles që ia bëri Kosovës.
Ai, përmes një postimi në Facebook, thotë se pavarësisht nga kush është përgatitur agjenda e Princit, ishte zhgënjim i madh për organizatorët, duke e ditur që princi në Beograd iu adresua parlamentit serb.
Postimi i plotë i Pacollit në Facebook:
“Edhe pse nga Afrika, e përcolla se si u zhvillua vizita e princit të Wellsit, Princit Charles në vendin tonë.
Nuk mund ta paragjykoj a e kishte programuar agjendën Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, duke mos pasur besim tek veprimet e partive politike, apo ishte dështim i nikoqirit (institucioneve të Kosovës).
Sidoqoftë një zhgënjim i madh për organizatorët duke ditur se princi në Beograd iu adresua parlamentit të Serbi.
Një adresim në parlamentin e Kosovës do të ishte shumë me rëndësi dhe organizatorëve, gjegjësisht nikoqirit nuk i falet ky lëshim. Nga ana tjetër jam shumë krenar që ambientet e hotelit Swiss Diamond (sallat Diar dhe Artana) u bënë për pak ditë ambientet e princit.
Me shumë respekt të madh do të shënohet kjo vizitë e rëndësishme në referencat e historikut të këtij hoteli” (sic), ka shkruar Pacolli. /Telegrafi/