Nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli në emisionin “Debat D” në RTV Dukagjini, ka thënë se Xhamia Qendrore duhet të ndërtohet afër Katedrales.
“Pas zhvendosjes së kampusit të UP-së në një zonë të caktuar atëherë ne flasim për një zonë të lirë në qytet dhe nëse këtu kemi Katedralen ne mund ta ngrisim një objekt kulti tjetër të komunitetit islam i cili konsideroj që është një mburrje për vetë qytetarët e Prishtinës por edhe për ne si shqiptarë në aspektin e tolerancës fetare.
Është një projekt supermodern”, ka thënë Pacolli. /Telegrafi/