Telegrafi

Pacolli- Weidinger diskutojnë për avancimin e marrëdhënieve Kosovë-Austri

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë i Kosovës Behgjet Pacolli ka pritur sot në takim ambasadorin Christoph Weidinger që do të jetë përfaqësuesi i ri i Austrisë në Prishtinë.

Me këtë rast, ministri Pacolli i uroi mirëseardhje ambasadorit Weidinger si dhe suksese në punën e tij.

“Kemi ndërtuar traditë të marrëdhënieve të mira bilaterale dhe bashkëpunimit në mekanizmat ndërkombëtarë. Austria ka qenë ndër vendet e para që ka kuptuar mirë zhvillimet në Kosovë e që i ka treguar botës për Kosovën”, tha Pacolli.

Ai theksoi se Kosova është shtet i potencialeve të mëdha dhe shtoi se është i kënaqur që investitorë austriakë tanimë kanë investuar në Kosovë.

Ndërsa, ambasadori Weidinger u shpreh se do të vazhdojë të punojë për avancimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve në mes dy shteteve./Telegrafi/