Site icon Telegrafi

Pacolli: Vuçiqit i është lejuar vizita te liqeni i Ujmanit

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq pritet që nesër të qëndrojë për vizitë në veri të Kosovës.

Përderisa më herët u tha se Ministria e Punëve të Jashtme ia ka refuzuar kërkesën për ta vizituar liqenin e Ujmanit, kjo vizitë do të ndodhë.

Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin vetë ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

Lexo po ashtu Vuçiq zotohet se nesër do ta vizitojë liqenin e Ujmanit

“Pas rishqyrtimit të rrethanave të lindura gjatë ditës së sotme në Bruksel si dhe me sugjerimin e ndërmjetësueses të BE-së dhe aleatëve të Kosovës, të cilët janë të përkushtuar për arritjen e marrëveshjes ndërmjet dy shteteve tona, kërkesa e presidentit të Serbisë për të vizituar edhe digën e Ujmanit është miratuar në përputhje me kërkesën zyrtare dhe me rregullat për vizitat e zyrtarëve të lartë të paraparë me marrëveshjen e Brukselit.

Pritet qe kjo vizitë t’i kontribuoje dialogut për paqes të kësaj popullate” , ka thënë Pacolli.

Edhe Vuçiq, para pak minutave e konfirmoi nga Beogradi se do të qëndrojë në liqenin e Ujmanit. /Telegrafi/

Exit mobile version