Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës Selim Pacolli ka vijuar sot turin e tij elektoral ne fabrikën “M-teknologie” ku ka vlerësuar shumë drejtuesit e kësaj kompanie për punën e madhe që është bërë.
Pacolli theksoi se kjo është një mrekulli e punësimit dhe se investime të tilla duhen përkrahur vazhdimisht.
Ai premtoi se nëse zgjidhet i pari i Prishtinës do të jetë mbështetje për këto investime,hapjen e fabrikave të tjera dhe mbështetjen me subvencione dhe grande për këta punë dhënës.
Me tej Pacolli ju drejtua minierës së Novobërdës duke u takuar me drejtues te kësaj miniere dhe punëtorë të saj për t’u ofruar mbështetjen maksimale te tij ,dhe theksoi se do jete zëri i tyre ne kuvendin komunal te Prishtinës.
Drejtues te kësaj miniere dhe punëtore te saj u shprehen se asnjëherë nuk janë vizituar nga asnjë kryetar Prishtine, duke i ofruar mbështetjen maksimale Pacollit .
Përmbylljen e kësaj dite fushate Pacolli e beri ne shkollën e tij fillore, duke premtuar më shume investime për këtë zone dhe me një nostalgji te madhe për kohen që ka mësuar aty.