Site icon Telegrafi

Pacolli vizitoi sot qytetarët e lagjes Velani

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës Selim Pacolli ishte në një vizitë sot në disa shtëpi në lagjen Velani të komunës së Prishtinës.

Ai bisedoi për së afërmi me qytetarët e kësaj lagjeje duke u njoftuar rreth problemeve dhe nevojave që ata kanë.

Ai para tyre shpalosi disa pjesë të rëndësishme të programit të tij, ku ndër kryesoren e theksoi trefishimin e buxhetit të komunës së Prishtinës.

“Ne synojmë që ta trefishojmë buxhetin e komunës së Prishtinës brenda 24 muajve që ne do ta marrim udhëheqjen e komunës së Prishtinës” tha Pacolli.

Qytetarët e kësaj lagjeje u shprehen të shqetësuar në lidhje me bllokimin e trafikut në kryeqytet si dhe me disa probleme tjera të parealizuara nga qeverisja aktuale.

Pacolli si zgjedhje për këtë e parasheh zhvendosjen nga qendra e qytetit e të gjithë nivelit qendror administrativ, në periferi të qytetit, ku ai mendon se në këtë mënyrë do të lirohej më shumë komunikacioni nga veturat zyrtare të cilat e bllokojnë qytetin dhe shkaktojnë kaos.

Pjesë e rëndësishme e programit të Pacollit për përmbushjen e nevojave të qytetarëve të Prishtinës që ai e theksoi në këtë takim është edhe ngritja e nivelit të cilësisë së Universitetit të Prishtinës, ku kryetari synon që UP-në ta bën target për studentët rajonal.

“Ne pretendojmë se Universiteti i Prishtinës do të bëhet target për studentët rajonal, dhe do ta bëjmë UP-në në atë nivel që studentët rajonal do të vinë të studiojnë te ne, e jo ne te ata” theksoi Pacolli.

Qytetarët e lagjes Velani u pajtuan me synimet e Pacolllit që ai pretendon t’i realizojë si kryetar dhe ata pas këtij takimi i uruan atij në rrugën e tij si kryetar i ardhshëm i komunës së Prishtinës

Exit mobile version