Site icon Telegrafi

Pacolli vendos ta emërojë Bejtush Gashin në krye të MPB-së

Pas shkarkimit të Flamur Sefajt nga posti i ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, AKR-ja tashmë veç ka vendosur për emrin e ri që do ta sjellë në krye të kësaj ministrie.

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli tashmë ka vendosur që në krye të kësaj ministrie ta emëroj Bejtush Gashin.

Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin vetë Pacolli, i cili ka thënë se vendimin për emërimin e Bejtush Gashit në këtë pozitë ia ka dorëzuar edhe kryeministrit Ramush Haradinaj.

“Po është e vërtetë, Bejtush Gashi do të jetë ministri i ardhshëm i MPB-së. Sot ia kam dorëzuar edhe vendimin kryeministrit Haradinaj”, ka thënë Pacolli.

Bejtush Gashi momentalisht është duke ushtruar detyrën e dekanit të Fakultetit për Siguri Publike në Vushtrri. Ai më parë ka mbajtur edhe një pozitë të rëndësishme në Qeveri, pasi që nga viti 2011 deri më 2014 ka qenë zëvendësministër i Ministrisë të FSK-së. /Telegrafi/

Exit mobile version