Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, ka deklaruar sot se vendi ynë gjithmonë ka dalë fitues kur ka pasur në krah dhe ka dëgjuar këshillat amerikane.
Pacolli përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se partneriteti i ngushtë me SHBA është jetik dhe si i tillë do të jetë i pacenueshëm.
Postimi i plotë:
Kosova gjithmonë ka dalë fituese kur ka pas në krah dhe ka dëgjuar këshillat amerikane.
Sot në zyrën e presidentit, në cilësinë e ministrit të punëve të jashtme, njëherësh edhe anëtar i Delegacionit, Shtetëror për Bisedime me Serbinë, bashkë me kolegët u takuam me përfaqësuesit e lartë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Erath dhe Brad Berkley.
Si ekip, njoftuam parnerët tanë për punën dhe angazhimet shtetërore për përmbylljen e marrëveshjes që normalizon raportet mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë.
Në rrugëtimin tonë si shtet, partneriteti i ngushtë me SHBA është jetik dhe si i tillë do të jetë i pacenueshëm.
Vendimi për taksën ka qenë shtetëror, i drejtë dhe legjitim.
Qëndrimi ynë do të jetë unik dhe në koordinim të ngushtë me aleatët amerikan.
Kosova gjithmonë ka dalë fituese kur ka pas në krah dhe ka dëgjuar këshillat amerikane. /Telegrafi/