Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka vazhduar takimet e tij në Neë York në kuadër të margjinave të Asamblesë së përgjithshme të OKB-së.
Ai sot është takuar me Sekretarin e shtetit për marrëdhëniet e jashtme të Vatikanit, Paul Richard Gallagher.
Pacolli tha se mori konfirmimin zyrtar nga Kryepeshkopi Paul Richard Gallagher se Kosova tashmë përfaqësohet në nivel apostolik.
Ministri i Punëve të Jashtme tha se i ka kërkuar zyrtarit nga Vatikani ndihmë për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.
Postimi i plotë
Takim kisha sot me Sekretarin e shtetit për marrëdhëniet e jashtme, në Selinë e Shenjtë, Vatikanit ne New York, Kryepeshkopin Paul Richard Gallagher. Më konfirmoi dhe e mirëprita lajmin e ngritjes së nivelit të administrimit apostolik të Kosovës, diçka që është vlerësim për vendin tonë dhe klimën e bashkëjetesës fetare. I kërkova ndihmën e Selisë së Shenjtë që Kosova të bëhet pjesë e organizatave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare që na sigurojnë pjesëmarrje aktive dhe dinjitoze tonën në arenën globale. E informova bashkëbiseduesin për zhvillimet në Kosovë. I tregova pse Kosova e meriton të bëhet pjesë e UNESCO-s., si një vend shembullor i bashkëjetesës fetare, ku objektet fetare ruhen prej qindra vjetësh, si trashëgimi e qytetërimit./Telegrafi/