Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka uruar SHBA-të me rastin 243 vjetorit të pavarësisë.
Pacolli në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se Amerika mbetet aleati më i besueshem i Kosovës në rrugën për të konsoliduar shtetin tonë.
Postimi i plotë:
Urime 4 Korrikun nga Kosova.
Kosova dhe ShBA-të janë aleatë strategjikë, popujt tanë ka një lidhje të fortë miqësie. Marrëdhëniet midis Kosovës dhe Amerikës do të zgjerohen më tej, ndërsa ne qëndrojmë së bashku si aleatë. Amerika mbetet aleati më i besueshem i Kosovës në rrugën tonë për të konsoliduar shtetin tonë. Urime për ditën e pavarësisë amerikane, ditën që simbolizon edhe lirinë tonë!/Telegrafi/