Telegrafi

Pacolli uron për festën e Fitër Bajramit

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.

Në urimin e bërë në Facebook, Pacolli ka uruar besimtarët myslimanë që të kenë një ditë të Bajramit për tu mbajtur mend gjatë, ashtu siç mbahen mend veprat e mira gjatë muajit të Ramazanit, transmeton Telegrafi.

Shkrimi i plotë:

“Sonte përfundoi muaji i Ramazanit. Qëllimi i agjërimit ka qenë i thjeshtë e fisnik, ai i forcimit të lidhjes dhe besimit të njerëzve në Zot, freskimi dhe forcimi i lidhjeve farefisnore, forcimi i lidhjeve sociale, forcimi i përkrahjes së njeriut për njeriun. Nga ky muaj shoqëria ka dalë më e fortë dhe më e begatë.

Paqi një ditë të Bajramit për tu mbajtur mend gjatë, ashtu sikurse mbahen mend edhe veprat e mira gjatë këtij muaji që po lëmë pas.

Nga thellësia e zemrës ju uroj me Fat Fitër Bajramin. Zoti ju bekoftë”./Telegrafi/