Telegrafi

Pacolli uron Kurban Bajramin

Foto: Arkiv

Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka uruar qytetarët për festën e Kurban Bajramit.

Përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se kjo festë të jetë motiv shtesë për përforcimin e besimit, dashurisë dhe harmonisë mes njerëzve.

“Urime nga zemra dhe për shumë vite festa e Kurban Bajramit. Paqja, mëshira dhe begatia e Zotit qofshin me gjithë ju dhe familjet tuaja. Le të jetë kjo festë motiv shtesë për përforcimin e besimit, dashurisë dhe harmonisë tonë”, shkroi ai.