Site icon Telegrafi

Pacolli i bën thirrje Greqisë ta njoh Kosovën

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka uruar popullin grek dhe përfaqësuesit e institucioneve me rastin e përvjetorit të 197-të të Pavarësisë, duke i dëshiruar më shumë begati, zhvillim dhe mirëqenie.

“Kosova dhe Greqia ndajnë vlera të përbashkëta demoratike dhe kanë orientim të qartë Euro-Atlantik. Thërras Institucionet e këtij vendi, që të reflektojnë edhe njëherë dhe ta njohin Republikën e Kosovës si shtet të Pavarur dhe Sovran. Greqia nuk ka asnjë arsye që mos ta njoh Kosovën. Ajo ka qenë dëshmitare e të gjitha zhvillimeve politike në Kosovë dhe rajon dhe rrotën e historisë nuk mund ta kthejë askush mbrapa. Greqia duhet ta bëj hapin e parë të njohjes nga pesë vendet mos-njohëse të BE-së”, ka shkruar Pacolli në facebook./Telegrafi/

Exit mobile version