Telegrafi

Pacolli: Urime vizat, unë fjalën e mbajta!

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, nëpërmjet një postimi në Facebook ka uruar qytetarët e Kosovës për rekomandimin e Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave.

Sipas tij, qytetarët e Kosovës, tanimë nuk do të jenë të izoluar.

Ja postimi i tij në Facebook:

“Të dashur miq, urime! Ju kujtohet postimi im më 1 Maj? Unë fjalën e mbajta. Komisioni Evropian sapo ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën, dhe kjo është meritë e juaja! Ju e keni merituar! Qytetarët e Kosovës tanimë nuk do të jenë të izoluar, por të lirë si kurrë më parë! Urime të gjithëve! Na priftë e mbara gjithmonë!”,(sic) ka shkruar Pacolli. /Telegrafi/