Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti është pajtuar që nënkryetar i kryeqytetit të jetë, Selim Pacolli.
Sipas tij, do të ishte e drejtë dhe legjitime, sepse ai ka qenë personi i tretë më i votuar në Prishtinë.
Por, megjithëse nuk është bërë zyrtare, kjo çështje tashmë është e përfunduar.
Që Selim Pacolli të jetë nënkryetar i Prishtinës, është dakorduar në marrëveshjen parazgjedhore që kanë bërë Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca Kosova e Re.
Në një prononcim për Indeksonline, Pacolli ka treguar se kjo ka qenë në marrëveshjen që ata kanë bërë para zgjedhjeve.
“Ka qenë në marrëveshjen e bërë parazgjedhore. Unë do të jem nënkryetar i Prishtinës”, ka thënë Pacolli.
Ai ka treguar se projektet të cilat i ka paraparë ai për Prishtinën janë shkrirë në një projekt të përbashkët me atë të Shpend Ahmetit, dhe në këtë mënyrë edhe do vazhdojë qeverisja katërvjeçare.