Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se me vendimin e sotëm të FIFA-s për ta pranuar Kosovën u vërtetua se “për ne nuk ka të premte të zezë”.
“Thank you FIFA! Urime Kosova! Duke e ndjekur drejtpërsëdrejti Kongresin e 66-të të FIFA-s, i cili është duke u mbajtur në Meksikë”.
“Në emrin tim personal dua të uroj të gjithë popullin kosovar për arritjen dhe fitoren e radhës – Anëtarësimi i plotë në FIFA! Kosova sapo është votuar nga 141 shtete. Urime, miqtë e mi! Sot u vërtetua që e ‘premtja e zezë’ nuk ekziston për ne!”, ka thënë Pacolli.
Në mitologji, bashkimi i datës me 13 me ditën e premte konsiderohet si ters.