Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas sulmit i cili ndodhi në xhamitë në Christchurch të Zelandës së Re, ku mbetën të vrarë rreth 40 persona dhe u plagosën disa të tjerë.
Pacolli përmes rrjetit të tij social Facebook ka shkruar se është i trishtuar nga ky sulm makabër.
“I trishtuar nga sulmi makabër terrorist në namazin e së premtes në Christchurch. Mendimet tona sot janë me Zelandën e Re, dhe në veçanti me familjet dhe miqtë e viktimave”, ka shkruar ai në Facebook./Telegrafi/