Telegrafi

Pacolli: Tomor Morina fitoi betejën e parë të gjyqësorit në Maqedoninë e Veriut

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se ndjehet i lumtur që ish ushtari i UÇK-së, Tomor Morina, e fitoi betejen e parë të gjyqësorit në Maqedoninë e Veriut për të kundërshtuar kërkesën serbe për ekstradim.

Pacolli në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se beson në punën profesionale të autoriteteve të Maqedonisë së Veriut dhe lidhjen e miqësisë që kanë vendet tona.

“Jam i lumtur që Tomor Morina fitoi betejën e parë të gjyqësorit në Maqedoninë e Veriut për të kundërshtuar kërkesën serbe për ekstradim.
Ne besojmë fuqimisht në punën profesionale të autoriteteve të Maqedonisë së Veriut dhe lidhjen e miqësisë që kanë vendet tona.
Shumë shpejt ai do të kthehet në shtëpi te familja dhe miqtë e tij dhe u bëj thirrje të gjithëve të jenë të durueshëm”, ka shkruar ai.

Ndryshe Këshilli gjyqësor i Gjykatës Themelore të Shkupit vërtetoi se nuk janë përmbushur kushtet për ekstradimin e Tomor Morinës në Serbi.

Lexo po ashtu Gjykata Penale e Shkupit: Nuk janë përmbushur kushtet për ekstradimin e Tomor Morinës në Serbi

“Duke vepruar me kërkesë të Ministrisë së Drejtësisë të RMV-së, dhe pas shqyrtimit të gjithë dokumentacionit në kërkesë, si dhe duke vlerësuar praktikën e deritashme gjyqësore dhe të drejtën ndërkombëtare, u morr vendimi se nuk janë përmbushur kushtet për ekstradimin e personit në në Republikën e Serbisë së kërkues për ekstradim”, njoftojnë nga gjykata./Telegrafi/