Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka njoftuar se brenda pak javësh, ministri i Jashtëm i Beninit do ta vizitojë Kosovën, për të vendosur marrëdhëniet diplomatike dhe për përgatitur një vizitë të rrallë për presidentin Patrice Talon në Kosovë.
Pacolli, përmes një postimi në Facebook, ka treguar për takimet që ka zhvilluar me përfaqësues të shteteve të ndryshme në margjinat e Asamblesë së Përgjithsme të OKB-së, në New York.
Postimi i Pacollit:
“Takimet me udhëheqës të Beninit më krijojnë shumë energji pozitive, sepse ata më kanë respektuar dhe respektojnë shumë mua dhe Kosovën. Në 2011, Presidenti i kohës Boni Yayi më dha njohjen menjëherë dhe prej atij momenti kemi bashkëpunuar në mënyrë të shkëlqyer. Ndaj kur takova presidentin aktual Patrice Talon dhe homologun tim të diplomacisë Aurelien AGBENONCI. u ndieva shumë mirë, sepse pothuaj u përsërit e njëjta skenë . U vendos menjëherë që brenda pak javësh ministri i jashtëm të vizitojë Kosovën, të vendosim marrëdhëniet diplomatike dhe të përgatisim një vizitë të rrallë për Presidentin Talon në Kosovë. Do bashkëpunojmë dhe për Frankofoninë dhe Interpolin.
Takova dje dhe Presidentin e Palaut, Thomas Remengesau Jr, biseduam për bashkëpunim të ndërsjellët dhe Samitin e Dubait
Me Ministrin e jashtëm të Somalisë Ahmed Isse Awad, biseduam për bashkepunim diplomatik në kuadrin e organizatave ndërkombëtare.
Shtrëngova duart me homologun tim të Arabisë Sauditë, Adel Al Jubeir dhe u murem vesh per nje takim tjetër bilateral,
Po ashtu ditën e djeshme, u takova së bashku me Presidentin Thaçi dhe Kryeministrin Haradinaj, me Ndihmës Sekretarin amerikan të shtetit Wes A. Mitchell dhe gjat biseduam për temat e ndryshme dhe dialogun me Serbinë”, ka shkruar Pacolli. /Telegrafi/