Telegrafi

Pacolli thotë se mesazhin e publikuar në media e ka shkëmbyer me kolegët e tij të koalicionit

Pas përmbylljes së punimeve të seancës së Kuvendit të Kosovës ku u zgjodh Qeveria Kurti, kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli ka bërë të ditur se nesër në ora 11:00 do ta dorëzojë mandatin si Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Jashtëm.

Ai ka komentuar edhe mesazhin e publikuar në medie, ku thuhet të ketë komunikuar me presidentin e vendit Hashim Thaçi.

Sipas tij SMS-at e publikuar i ka shkëmbyer me kolegët e koalicionit.

“Nuk e di çfarë nisma marrin, nuk i kemi dëgjuar ende meqë nisma që shkojmë në të mirë të qytetarëve të Kosovës do t’i votojmë, nëse nuk janë do t’i votojmë… Jo, jo nuk është, është një telefonatë me kolegët e mi të koalicionit. Nuk është ashtu siç po shkruajnë mediat”, tha ai, transmeton KP.

Albin Kurti është zgjedhur kryeministër i Kosovës me 66 vota për dhe 10 abstenime, ndërsa në kohën kur po votohej qeveria opozita ka lëshuar sallën. /Telegrafi/