Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka theksuar se lajmet “fake” të Serbisë nuk mund ta pengojnë në sukseset tona.
Ai në profilin e tij në Facebook ka shkruar se vizita e tij në Liberi do të kulmojë me forcimin e marrëdhënieve me këtë vend.
“Në Monrovia të Liberisë, kishte bërë jehonë lajmi për forcimin e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve tona”, ka shtuar Pacolli. /Telegrafi/