Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës, Selim Pacolli pas vizitës që ia bëri lagjes Kodra e Trimave në Prishtinë, tha se me platformën e Aleancës Kosova e Re është paraparë që të ndërtohen së paku edhe dhjetë shkolla, në Prishtinë.
Pacolli po ashtu premtoi se në këtë lagje do të ndërtohet një shkollë e mesme me emrin “Familja Hertica”.
Ai po ashtu tha se është dëshmitar se “në çfarë gjendje është sot arsimi në Kosovë”.
“Shkollat në mungesë dhe klasa të stërngarkuara. Mësimi zhvillohet në dy ndërrime dhe sigurisht se nuk do të tolerojmë një avaz të tillë”, tha Pacolli. /KP/