Telegrafi

Pacolli: Të hiqet taksa 100 për qind, është e vetmja mënyrë që Kosova të ecë përpara

Foto: Arkiv

Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka bërë thirrje që të hiqet taksa 100 për qind për mallrat që vijnë nga Serbia e Bosnja Hercegovina.  

Pacolli në një postim në Twitter shkruan se kjo është mënyra e vetme që Kosova të çoj përpara proceset e saj të lëna në gjysmë.

Kjo sipas, Pacollit duhet të bëhet pa kushte dhe pa afate, ashtu siç ka kërkuar i dërguari i posaçëm i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

“Sot bëra thirrje për heqjen e menjëhershme të tarifës për tregti, pa para-kushte dhe afate me miratim të të dërguarit të posaçëm të SHBA-së, Richard Grenell, si mënyra e vetme që populli i Kosovës të ecë përpara, të cilët duan një aleancë të fortë mes Kosovës e Amerikës. Nuk janë të nevojshme vonesat, vendimi duhet të merret. Është koha për të udhëhequr”, shkruan Pacolli në Twitter.